Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Tiranë, dy në pranga. I kapin mbi 500 doza

Tirana

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Tiranë, dy në pranga. I kapin mbi 500 doza

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:37
Ilustrim

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.A., 57 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në rrugën “Zef Serembe”,  janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Gjithashtu, policia njofton se “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qera në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.”

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve I.A dhe F.G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat