Festat e fundvitit/ Kashar, dhurata për fëmijët

Tirana

Festat e fundvitit/ Kashar, dhurata për fëmijët

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Njësia Administrative Kashar

Njësia Administrative Kashar, pjesë e Bashkisë së Tiranës u mbush me fëmijë që mezi i presin festat e fundvitit.

Rreth 20 fëmijë të familjeve në nevojë dhe fëmijë në nevojë për mbrojtje morën dhurata dhe uruan për një vit të bukur, jo si ky që po mbyllet.

Kreu i Njësisë Administrative të Kasharit, Xhevahir Koçi ishte kujdesur për gjithçka. Me ftesë të tij u bënë pjesë e këtij aktiviteti, aktorët e famshëm të Portokallisë që të rriturit, por veçanërisht fëmijët, i duan shumë.

Njësia Administrative e Kasharit organizon prej vitesh aktivitetin me fëmijët, veçanërisht ata në nevojë, që vështirësitë e familjes i përjetuan shumëfish këtë vit pandemie. Drejtuesi i Njësisë tha se jo vetëm fëmijët që erdhën te zyrat, por dhe bashkëmoshatarët e tyre nuk do të lihen në harresë, pasi do t’u dërgohen dhurata pranë banesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat