Si ndodhi krimi në Tiranë/ Pasi u zunë brenda apartamentit dolën...

Tirana

Si ndodhi krimi në Tiranë/ Pasi u zunë brenda apartamentit dolën...

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:11
Ilustrim

Një krim tjetër përgjak ndërrimin e viteve në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen kunatit të tij 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në kryeqytet në orën 3:45 të mëngjesit teksa autori Klajdi Shundi është arrestuar tashmë nga policia.

“BalkanWeb” raporton se autori e kishte burrin e motrës viktimën Vladimir Zvezhda. 42-vjeçari me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.

Policia ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat