Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, tymi bën për spital burrë e grua

Tirana

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, tymi bën për spital burrë e grua

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:52
Ilustrim

Tiranë- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën “Naim Frashëri”.

Si pasojë e tymit  janë asfiksuar M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat