Dita e ujit të bekuar, ceremoni me pak besimtarë në kishën Katedrale të Tiranës

Tirana

Dita e ujit të bekuar, ceremoni me pak besimtarë në kishën Katedrale të Tiranës

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:12
Tiranë

Edhe këtë vit, dita e Ujit të Bekuar e gjen me besimtarë Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, por si ndryshim nga vitet e tjera ata ishin më të paktë, kjo për shkak të pandemisë.

Në këtë datë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në ujërat e lumit Jordan, ndaj gjithë ujërat e botës janë të bekuara në 6 janar.

Gjoni shkoi për t’u pagëzuar tek biri I Perëndisë, por Jezu Krishti bëri të kundërtën u pagëzua nga Gjon Pagëzori duke e miratuar këtë proces mirëbërës.

Thuhet se ujërat e lumit Jordan në këtë ditë kthehen mbrapsht. “Me ujin që mbushet sot spërkatim shtëpinë, familjarët dhe e ruajmë në një vend për një vit të tërë. Ky ujë nuk zë alga. Unë ujin e vjetshëm e hodha në një rrëzë trëndafili. Uji bekohet nga prifti dhe hidhet në depozitën e madhe. Mbusha një shishe për vetë dhe një për motrën time. U luta për fëmijët e mi, t’i ruajë Zoti dhe të marrë fund kjo pandemi. Është lirim shpirtëror. Ka të bëjë më gjendjen e mirë që të jep kjo ditë. Gëzuar!”, u shprehën qytetarët e pranishëm në kishën Katedrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat