Tiranë/ Moisi Habilaj në arrati, Gjykata e Posaçme vijon gjykimin në mungesë

Tirana

Tiranë/ Moisi Habilaj në arrati, Gjykata e Posaçme vijon gjykimin në mungesë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

TIRANË- Teksa është në arrati, Gjykata e Posaçme sot vijon seancën për gjykimin e Moisi Habilajt.

Ai gjykohet në mungesë, ndërsa që nga e shtuna që lamë pas, Moisi Habilaj është arratisur nga banesa ku ishte lënë në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata në Itali.

Gjykata thotë për Top Channel se Moisi Habilaj dhe të tjerët janë njoftuar me letërporosi për gjyqin që do të zhvillohet ndaj tyre. Dhe pasi është ezauruar njoftimi, vetëm javët e fundit  është vendosur që gjykimi të mbahet në mungesë.

Habilaj është nën akuzë për trafik droge dhe krup i strukturuar kriminal. Për grupin e tij janë gjykuar me gjykim të shkurtuar vetë Moisi Habilaj, Meridian Sehitaj si dhe Nezar Sehitaj.  Në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme trupa gjykuese përbëhet nga Alma Kolgjika, Rexhep Bekteshi dhe relator Ardian Kalia. Këto të fundit janë gjyqtarë të deleguar nga KLGJ për të gjykuar këtë çështje. Ndërkohë sot hapet debati gjyqësor, pra nisja e shqyrtimit të provave.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar. Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg. Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Habilaj u dënu me 15 vite burg në Itali për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat