Me votuesit për herë të parë, Kërpaçi: Në 25 prill, votojmë për ndryshimin që të gjithë duam

Tirana

Me votuesit për herë të parë, Kërpaçi: Në 25 prill, votojmë për ndryshimin që të gjithë duam

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:09
Floida Kërpaçi, ka zhvilluar një takim me grup të rinjsh në ‘Njësinë 2’ Tiranë

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, ka zhvilluar një takim me grup të rinjsh në ‘Njësinë 2’ Tiranë, të cilët votojnë për herë të parë.

Në postimin e saj në Facebook, Kërpaçi thekson se ‘për herë të parë në 25 prill dhe votën e parë do t'ja japin ndryshimit që të gjithë duam!’

Postim i plotë i Floida Kërpaçit:

Në njësinë numër 2 të Tiranës zhvilluam një takim shumë të mirë sot me këtë grup të rinjsh që presin një ndryshim pozitiv në jetët e tyre. Ata votojnë për herë të parë në 25 prill dhe votën e parë do t'ja japin ndryshimit që të gjithë duam!

Nëse voton për herë të parë këtë vit, të ftoj të na bashkohesh, që të jetë brezi i ri ai që bashkarisht i jep formë të ardhme#ShqipëriaShtëpiaJuaj #TiranaShtëpiaJuaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat