PD i ndërton shtëpinë invalidit në Tiranë

Tirana

PD i ndërton shtëpinë invalidit në Tiranë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:31
PD i ndërton shtëpinë invalidit në Tiranë

Dega e PD-së në Tiranë ka mundësuar rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar të një invalidi në Tiranë.

Disa muaj më parë, zëdhënësja e PD Ina Zhupa denoncoi braktisjen nga qeveria dhe bashkia te qytetarit të Tiranës Shaqir Kasmi  por nga Bashkia nuk erdhi asnjë reagim për Shaqirin i cili është me këmbë të prerë dhe jetonte i vetëm

“Minibashkia e lagjes 8 nuk me ka ndihmuar. Pas tërmetit të parë nuk më kanë ardhur për të rregulluar shtëpinë. Jetoja në një gjendje te keqe. Me degën e Bashkisë të Partisë Demokratike 8 me ndihmën e Lulzim Bashës më rregulluan shtëpinë. Ju lumshin duart.”

Sot Ina Zhupa ishte pranë Kasmit dhe e garantoi se gjithçka do të ndryshojë pas 25 prillit

 “Çdo shqiptar duhet ta dijë që pas 25 prillit fillon një qeverisje e re, një qeverisje që do të kujdeset për të pamundurit, për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë vetë në zyrat e shtetit, për ata që nuk kanë mundësi të shtyjnë muajin duke i dhënë gjiçka që i takon dhe shtetit që i takon kujdestar i interesave të tyre dhe jo kujdestar i një grupi njerëzish, oligarkësh duke ngrënë  darka e dreka në Dubai, ndërkohë që ju nuk keni me çfarë të shtyni muajin nëse nuk ju ndihmojnë fqinjë dhe bamirës që të kaloni këtë gjendje. Ke mbështetjen tonë për çdo gjë që të duhet dhe ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të të ndihmuar” tha Ina Zhupa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat