Sherri dhe përplasja me armë për pallatin në Tiranë: Masë sigurie për dy pronarët dhe tre rojet

Tirana

Sherri dhe përplasja me armë për pallatin në Tiranë: Masë sigurie për dy pronarët dhe tre rojet

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:00
Tiranë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda”, në kryeqytet.

“BalkanWeb” raporton se dy pronarët e pallatit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj janë lënë në masën “arrest shtepie”.

Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat