6-vjeçarja aksidentohet për vdekje në derë të shtëpisë në Tiranë! Banorët: Makina me 3 burra u largua!

Tirana

6-vjeçarja aksidentohet për vdekje në derë të shtëpisë në Tiranë! Banorët: Makina me 3 burra u largua!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria".

Report Tv  thotë se shofer i makinës ka qënë Alban Guri. Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia. Ata shtojnë se makina ishte një fuoristradë e zezë, brenda së cilës ndodheshin 3 burra.

Në familjen e të miturës ishin 4 fëmijë, dhe sipas fqinjëve në këtë lagje jetonte me qira me babain e saj, ndësa prindërit i kishte të divorcuar.  Familjarët dhe fqinjët janë të tronditur nga ngjarja, pasi ka ndodhur shumë shpejt, dhe për pak ajo mund të kishte përfunduar në një tragjedi, pasi e mitura ndodhej në derë të shtëpisë së bashku me vëllanë e saj, sepse kishin qenë në supermarket për të blerë pambuk sheqeri.

6 vjeçarja pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme, ndërsa makinës së tij po i bëhet ekspertiza. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Banorët e lagjes thonë se rruga "Ramë Sadria" është problematike dhe aksidenti ishte paralajmëruar. Sipas tyre rruga ka shumë lëvizje dhe mungesë trotuari, ndërkaq edhe makinat lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Kujtojmë se fillimisht policia raportoi se e mitura që ka ndërruar jetë nga aksidenti ishte 10 vjeçe, mirëpo fqinjët që u prononcuan për Report Tv thanë se viktima është 6 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat