Dy vëllezërve në Tiranë u sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

Tirana

Dy vëllezërve në Tiranë u sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:55
Ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë vënë nën sekuetro sot mbi 5 milionë euro prona të patundshme, që u përkasin dy vëllezërve në Tiranë, me iniciale E.M dhe S.M.

Sipas burimeve të Euronews Albania pranë policisë dhe prokurorisë, paratë e dy vëllezërve buronin nga aktiviteti kriminal në disa fusha. Bëhet fjalë për 18 automjete të shtrenjta, restorante, apartamente, lokale, vila, troje dhe prona të tjera fizike.

Ata dyshohet se kanë aktivitet kriminal në Itali dhe Spanjë ku janë marrë me trafikun e drogave të forta dhe paratë i investojnë në Shqipëri.

Madje, dyshimet janë edhe për fajde dhe zhvatje. Sipas burimeve policore, ata ofronin para në shumë të mëdha me fajde kundrejt interesave të larta dhe në kushtet kur klientët nuk shlyenin këstet, ata i shantazhonin duke u marrë pronat.

Hetimet kanë nisur në vitin 2019, pas dyshimeve për pastrim parash, ndërsa njeri prej vëllezërve kishte qenë dënuar edhe me parë për shitje të drogave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat