Sherr me sëpatë dhe pistoletë në Tiranë/ Klienti sulmon stafin e lokalit pasi nuk pranuan që t’i shërbenin

Tirana

Sherr me sëpatë dhe pistoletë në Tiranë/ Klienti sulmon stafin e lokalit pasi nuk pranuan që t’i shërbenin

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:31
Foto Ilustrim

Përleshje me sëpata dhe pistoleta në kokë.

Kjo është skena e një grindjeje të ndodhur në Babrru, që nuk ka asnjë motiv tjetër veçse refuzimin e pronarëve të lokalit për të pranuar brenda një klient që e konsideronin të padëshiruar.

Klienti me inicialet S. T që është shpallur në kërkim policor për kanosje serioze, përkrahje të autorëve në krim dhe armëmbajtje pa leje është nevrikosur aq shumë sa në fillim ka marrë një sëpatë për të qëlluar stafin dhe kur nuk ia ka dalë ju ka drejtuar atyre pistoletën.

Gjithçka ndodhi në lagjen periferike të Tiranës nuk është vetëm një përplasje mes stafit të lokalit dhe klientit që këmbënguli për të pirë një kafe, por edhe një sherr mes kushërinjsh, - deklaron policia e Kamzës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat