Kërcënoi me një armë lodër, ja si u grabit farmacia në Tiranë

Tirana

Kërcënoi me një armë lodër, ja si u grabit farmacia në Tiranë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:30
Foto Ilustrim

Një grabitje me armë lodër ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tiranë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D'Ark në orët e mbrëmjes ku është marrë një shumë parash nga xhiroja ditore.

Një person i cili nuk është identifikuar ende ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.

Ky persona ka hyrë duke kërcënuar dhe kanosur shitësin në mënyrë që të mos bënte zë dhe të merrte vlerën monetare që ishte gjendje.

Më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka bërë sekuestrimi e dhjetra kamera të sigurisë për të zbuluar kush është grabitësi dhe itinerarin e largimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat