Banorët protestë para bashkisë: Duam të futemi në shtëpitë tona

Tirana

Banorët protestë para bashkisë: Duam të futemi në shtëpitë tona

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:04
Banorët e pallatit të rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë

Banorët e pallatit të rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë kanë protestuar përpara bashkisë.

Ata kërkojnë nga Bashkia e Tiranës ndërhyrje për t’u futur në apartamentet që kanë blerë nga dy ndërtuesit, por kjo gjë nuk i lejohet nga ata.

” Ne kërkojmë nga Bashkia që të ndërhyjë dhe neve të futemi në shtëpitë tona ndërtimi i është në tullë Unë e kam blere shtëpinë që në prill të 2017, të dy pronarët që kanë firmosur te kontrata janë të ligjshëm dokumentet janë të rregullta nëse nuk do ishin të rregullta ne nuk kemi ç’kërkojmë dhe thonë që do përfundojë ka shumë banorë që jetojnë një pjesë ka selektime aty janë futur një pjesë janë përjashta kualidimi i pallatit nuk është bërë shumë banorë banojnë  brenda objektit”, shprehet njëri prej banorëve.

Sipas tyre pronarët janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe nuk kanë arritur të bien dakord për apartamentet. Madje ata shtojnë se njëri prej tyre, që banorët e quajnë Berti ka vendosur bodigardë te hyrja e pallatit, duke i thënë që t’i drejtohen pronarit tjetër Sino Llanaj.

“Ne ndalon pronari Berti ka bodigardë të dera ne kemi gati një vit duam thjesht ta shikojmë banesën tonë ai na thotë janë të miat shkoni gjeni të Sino . Ne duam të ndërhyje shteti“, shprehen banorët.

Dy biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, prej kohësh kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, i cili kulmoi edhe me dhunë e deri në plagosjen e Llanajt. Bëhet fjalë për pallatin në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Banorët shprehen se pallati është në fazë ndërtimi akoma por ata  janë të gatshëm ti përfundojnë vetë këto punime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat