Babai i Klodian Rashës dhe kryebashkiaku mbjellin një pemë ulliri në Tiranë

Tirana

Babai i Klodian Rashës dhe kryebashkiaku mbjellin një pemë ulliri në Tiranë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:15
Qazim Rasha dhe Erion Veliaj

Qazim Rasha në shoqërinë e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj mbolli një pemë ulliri në parkun “Europa”, në nder të të birit të vrarë Klodian Rashës dhe si simbol të paqes dhe vazhdimësisë.

Krebashkiaku Erion Veliaj tha se sa të jetë gjallë dhe të ketë fuqi do të insistoj që drejtësia të shkojë deri në fund.

“Falënderoj nga zemra që nga dita e parë deri në ditën e 50 të gjithë ato që kanë marrë pjesë në familjen time. Nderimet më të mëdha i takojnë kryetarit të bashkisë që me veprimet e tij bëri që pesha, ngarkesa dhe dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lartë. Ta mbjellim një lule jo ta dëmtojmë atë. Faleminderit kryetar! Veprime të tilla i shërbejnë brezave, besoj që do të jetë i paharruar emri i djalit tim por edhe shenja e dorës sate, edhe djali juaj do të krenohet për atë që keni bërë dhe do t’u japë të gjitha falënderimet për atë që menduat të bëtë për djalin tim por edhe Tiranën”, u shpreh Qazim Rasha.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi: “Jam vet baba. Ajo është plagë që s’mbyllet kurrë. Por ajo që bëri axha Qazim. Të jam shumë mirënjohës, sepse e di fare mirë që kur futet politika në mes shumë raste kalojnë caqet. Klodi do të jetë i paharruar sa të jetë jeta. Ky ulli që është simbol i paqes është ndoshta mesazhi më i mirë. Sa të jem gjallë dhe të kem fuqi do insistojë që drejtësia të shkojë deri në fund. Nëse e politizojmë gjithçka i zëmë frymën drejtësisë”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat