Makina del nga rruga në Tiranë, merr përpara dy këmbësoret

Tirana

Makina del nga rruga në Tiranë, merr përpara dy këmbësoret

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Tiranë, në zonën e ‘Unazës së Re’

Një automjet raportohet se është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore, respektivisht shtetaset H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat