Rudina Hajdari akuza te forta për Veliajn: Ka përdorur pushtetin për të…

Tirana

Rudina Hajdari akuza te forta për Veliajn: Ka përdorur pushtetin për të…

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:41
Rudina Hajdari

Politikania e njohur Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të EXPULS.

Hajdari u pyet për Erion Veliajn, si si duket ai si kryebashkiak:

 “Ka bërë një punë shumë të keqe me Tiranën, sepse ka betonizuar totalisht, dhe shumë njerëz janë të mërzitur sepse Veliaj ka përdorur pushtetin e tij për të betonizuar Tiranën, dhe për t’i dhënë indetitet totalisht ndryshe, Tirana nuk është ajo që ka qenë”– u shpreh Hajdari duke shtuar se Veliaj nuk ka mbajtur prentimet.

Sa i përket faktit se nëse i duket Veliaj i përshtatshëm si kryetar i PS-së, apo kryeministër i ardhshëm, ajo u shpreh:

 “Tani, ai është aty në rolin që ka, dhe ka marrë votat apo… nuk po flasim per votat se ndoshta votat e fundit ishin përpara një zhjedhjeje, sepse ishin zgjedhje qe nuk quhen. Nuk e komentoj më shumë se kaq, vetëm di të them se si qytetare e këtij vendi, tani ka ndryshuar totalisht.”– u shpreh Hajdari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat