Kush është biznesmeni që u gjet pa shenja jete sot në Tiranë

Tirana

Kush është biznesmeni që u gjet pa shenja jete sot në Tiranë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:31
Kush është biznesmeni që u gjet pa shenja jete sot në Tiranë

 

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e biznesmenit në Tiranë, trupi i pajetë i të cilit u gjet rreth orës 07:40, në një magazine në autostradën Tiranë-Durrës.

Miqtë dhe të afërmit e tij, si dhe disa faqe në rrjetët sociale, konfirmojnë se bëhet fjalë për biznesmenin e njohur kuksian Naim Dedja.

Lajmin e trishtë për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, ndërsa ngjarja u raportua edhe nga policia.

Dedja ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve dhe ishte President i ‘Lindi Al’.

Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale, ndërsa varrimi pritet të mbahet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat