Veliaj takim me banorët: PD ka sjellë si ofertë në Tiranë humbësit e tyre, Aldo Bumçi s’di ku bie njësia 1

Tirana

Veliaj takim me banorët: PD ka sjellë si ofertë në Tiranë humbësit e tyre, Aldo Bumçi s’di ku bie njësia 1

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Në takimin me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku Veliaj, komentoi drejtuesit politikë që PD-ja ka caktuar në Qarkun e Tiranës, duke i cilësuar si një skuadër humbëse, me emra humbës, që kanë humbur edhe në zgjedhjet e mëparshme, në çdo zonë ku kanë kandiduar.

“Humbjet e tyre më të mëdha i kanë sjellë si ofertë në Tiranë. Ofertë e re, kush?! Nard Ndoka?! Imagjinoni të ishte ai ministër i shëndetësisë në kohën e pandemisë? Apo Grida?! Imagjinoni të ishte ajo për rindërtimin, duke i shitur apartamentet nga 3 herë.

Apo Aldo Bumçi, që mbahet mend për letrën e famshme, porosia e Shkëlzenit. Qartazi ai punon për Shkëlzenin, s’punon për Njësinë 1. S’e ka mendjen te Shkoza e te Ali Demi, se nuk e di ku i bie. Janë të gjithë si Luli”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se është qesharake që nuk lejohet të jepen më çelësa për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit për familjet e prekura, vetëm për hatër të Lulit, që s’kap dot ritmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat