Banorët e Alliasit kundër Bashkisë për shembjen e shtëpive: S’jemi dakord me vlerësimin

Tirana

Banorët e Alliasit kundër Bashkisë për shembjen e shtëpive: S’jemi dakord me vlerësimin

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Banorët e Alliasit

Një grup banorësh në Allias vazhdojnë të kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre në kuadër të procesit të rindërtimit nga bashkia e Tiranës. Ata thonë se nuk janë dakord me mënyrën se si pushteti vendor ka vepruar dhe me kompensimin lidhur me banesat apo bizneset që preken nga ndërhyrja në këtë zonë.

Banorët e rrugës “Abedin Çiçi” në Allias nuk po gjejnë qetësi.

“Flitet që do të na shembin objektin, pallatin. Arsyeja për zhvillimin e zonës.”

“Më mirë të më vrasin sesa të më bëjnë një gjë të tillë. Kam sakrifikuar gjithë jetën, bashkë me katër fëmijë.”

Pas njoftimit për shpronësimin e banesave pasi zona do ti nënshtrohet projekteve zhvillimore ata kundërshtojnë planin e bashkisë së Tiranës.

“Nuk jemi kundër zhvillimit të zonës, zona të zhvillohet, të ndërtohen objekte të reja. Por jo të shemben godina që janë me të gjitha kriteret.”

Çmimi që bashkia ka vendosur për dëmshpërblimin e pronarëve, thonë që nuk është i njëjtë me vlerën e tregut.

“Nuk jemi dakord dhe me vlerësimin.Na e kanë vlerësuar me 77 mijë lekë të reja metrin katrorë. Kurse objektet këtu afër që po ndërtohen pallate, kanë afishuar tabelat me 1200 euro metri katrorë.”

Në zonë ka dhe biznese të ndryshme që pretendojnë se çmimi është i papranueshëm.

“Dyqanin  me licencë dhe të gjitha e kanë vlerësuar 270 mijë lekë si me qenë garazh.”

Sipas tyre gjithçka po u bëhet është e padrejtë.

“Në shtator të 2020 erdhi një komision prej tre vetash.Ata thanë se kemi ardhur për të regjistruar banorët e lagjes kush banon, nga ana tjetër ata kishin qenë me pisllik.”

Qytetarët paralajmërojnë se nëse nuk marrin një zgjidhje çështjen do ta çojnë në gjykatë, pasi shumica prej tyre i kanë shtëpitë me certifikatë pronësie.

Të enjten banorët kishin lënë dhe një takim me nënkryetarin e bashkisë, Arbian Mazniku, i cili nuk shkoi për të biseduar me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat