Policia arreston një person me rrezikshmëri të lartë kriminale në Tiranë, ja ngjarja ku u përfshi

Tirana

Policia arreston një person me rrezikshmëri të lartë kriminale në Tiranë, ja ngjarja ku u përfshi

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Behet fjale per ngjarjen e datës 11.09.2020, ku në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ai ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim me rrezikshmëri të lartë kriminale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat