Tërmeti u shkatërroi shtëpinë, familja në Damjan të Tiranës pa asnjë ndihmë

Tirana

Tërmeti u shkatërroi shtëpinë, familja në Damjan të Tiranës pa asnjë ndihmë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:21
Familja në Damjan të Tiranës pa asnjë ndihmë

Pavarësisht se ka kaluar më shumë se 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shumë banore jetojnë ende në shtëpitë e dëmtuara.

Në Damjan, fshatin që ndodhet rreth 10 kilometra nga kryeqyteti, lëkundjet e tokës atë kohë, shkaktuan dëme të parikuperueshme. Sipas banorëve grupi i ekspertizës erdhi vetëm njëherë.   

Petrit Hidri vetë i katërt jeton ende në këto kushte. Muret janë të çara në shumë pjesë të shtëpisë ndërsa çatia ka dalë jashtë funksionit.

“Të vijnë ta shikojnë njëherë. Është e pabanueshme sepse është hapur komplet. S’kanë ardhur ta shikojnë që të na japin një shpjegim.”

Banesa i është vlerësuar në skemën DS3, shkallë që parashikon riparimin, por kryefamiljari kërkon ekspertizë më të thelluar pasi pretendon se dëmet janë më të rënda.

“Erdhën e parë, më nxorën në DS3. Më doli emri në gazetë dhe unë shkova ta refuzoj, se nuk kisha çfarë të bëja me aq para. Shkuar për herë të dytë dhe nuk na kthyen përgjigje. Shkova te Instituti i Ndërtimit dhe nuk mora përgjigje. Çuam prapë letrat dhe akoma s’kam marrë përgjigje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat