Tjetër humbje në bluzat e bardha, Covid i merr jetën mjekes endokrinologe në Tiranë

Tirana

Tjetër humbje në bluzat e bardha, Covid i merr jetën mjekes endokrinologe në Tiranë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:49
Dr.Valentina Lile

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjekje në vend.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njofton se është ndarë nga jeta Dr.Valentina Lile, mjeke endokrinologe në Tiranë.

“Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve. I paharruar qoftë kujtimi i Saj”.

Ndërsa Shoqata e Diabetit të Shqipërisë në mesazhin e ngushëllimit shprehet se me ikjen e doktoreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës.

Shoqata ngre shqetësimin se në 3 muaj kanë humbur jetën 5 punonjës shëndeti në Shërbimin e Endokrinologjisë. 

“Ka humbur jetën nga Covid një mjeke tjetër. Ajo është dr. Valentina Lile, mjeke endokrinologe. Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe. Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktoreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës, Shoqata një bashkëpunëtore dhe pjesë të saj që në fillimet e saj, pacientët, që ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar”.Boll më me të tilla humbje, boll më të tilla njoftime, zot mbaj dorën, boll më në endokrinologji për 3 muaj 5 humbje në rradhët tona. Nuk mundemi më. Të qoftë dheu i lehtë doktoreshë Vali, qofsh e parajsës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat