Të shtëna me armë në Tiranë, tentohet të vritet një person

Tirana

Të shtëna me armë në Tiranë, tentohet të vritet një person

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Tiranë, përkatësisht në zonën e Kombinatit.

Një person mësohet se ka terrorizuar me armë zonën në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se shtetasi R.G ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Artur Korteshi.

Shkak për këtë ngjarje raportohet të jetë bërë fakti që Korteshi ka debatuar ditën e  djeshme me vëllain e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat