Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, prangoset 30-vjeçari

Tirana

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, prangoset 30-vjeçari

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:49
Policia e Tiranës

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari i identifikuar me inicialet T.D është arrestuar nga Policia nr1 Tiranë, ndërsa rasti është ende duke u hetuar.

Njofitmi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat