Asfaltimi i rrugës ndërpritet në mes, gropa, baltë dhe mbeturina pas godinës së re të drejtësisë

Tirana

Asfaltimi i rrugës ndërpritet në mes, gropa, baltë dhe mbeturina pas godinës së re të drejtësisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:30
Foto

Me gropa dhe pa asnjë shenjë asfalti, nuk bëhet fjalë për ndonjë rrugë fshati, por për rrugën “Benjamin Kruta” në kryeqytet, e cila prej vitesh nuk ka parë asnjë investim.

Rrugë jo vetëm me gropa, por pa asnjë shenjë asfalti jemi mësuar shpesh të shohim nëpër fshatra, por kjo është gjendja e një rruge në kryeqytet.

Bëhet fjalë për rrugën “Benjamin Kruta” prapa godinës së re të drejtësisë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

Prej më shumë se 5 vitesh, në këtë pjesë të rrugës nuk është bërë asnjë investim.

Aksi kryesor në pjesën e përparme të polit të drejtësisë është e shtruar që prej inaugurimit të institucionit, ndërkohë prapa saj ka veç gropa, pluhur, mbeturina madje dhe pula që çukisin për ushqim.

“Po bëj 5 vjet që banoj dhe nuk është rregulluar asnjëherë.Është si rrugë primitive.”

Banorët thonë se në këtë lagje është e vështirë kalimi me makinë ndërsa në kohë me shi është thuajse e padepërtueshme.

“Nuk kalohet fare në kohë me shi dhe me këmbë, me makinë jo e jo.”

Edhe pse në këtë zonë ka pak banesa, ato janë lënë mënjanë nga Bashkia e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat