Basha, fushatë në Tiranë/ “Trokisni në dyert e socialistëve të zhgënjyer”

Tirana

Basha, fushatë në Tiranë/ “Trokisni në dyert e socialistëve të zhgënjyer”

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:02
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike u takua me mësues të arsimit parauniversitar  në Tiranë,  të cilëve u premtoi rritje  të pagave.

“Rrisim pagat me 60 përqind, paga minimale 700 euro për mësuesit. Shpenzimet nga buxheti i shtetit” ka thënë Basha.

Në takimet me banorët e njësisë numër 11,  kryedemokrati  bëri të qartë se kërkon votën   jo vetëm të demokratëve por  edhe të majtëve.

“Deri më 25 Prill të trokasim derë më derë. mos lini derë pa trokitur, janë me mijëra socialistë të zhgënjyer dhe të mërzitur që duan një rrugë shpëtimi le t’ia tregojmë këtë rrugë, le ti marrim me vetë që të jetë 15 prilli referendum kundër së keqes  dhe çlirimi i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.” tha Basha.

Kryedemokrati u takua edhe me përfaqësues të biznesit të vogël ,  të cilëve u premtoi  ndihmë konkrete përmes programit ekonomik të PD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat