Tirana e borive të makinave, qytetarët ankohet për shqetësimin e zhurmës së lartë

Tirana

Tirana e borive të makinave, qytetarët ankohet për shqetësimin e zhurmës së lartë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Kjo është melodia që shoqëron për gjatë gjithë kohës qytetaret e Tiranës.

Edhe pse është e ndalur me ligj borite e makinave vijojnë të bien pa pushim në kryeqytet.

Në të shumtën e rasteve shoferët i bien borisë në zonat ku ka trafik si dhe në semaforë apo kryqëzime.

Për qytetarët kjo situatë është mjaft shqetësuese ndaj kërkojnë marrjen e masave sa më shpejt.

“Nuk durohen, por çfarë të bëjmë.”

“Nuk lejohet që të biesh borisë në mes të Tiranës kështu.”

“Nuk na lënë rehat, por nuk kemi ku të ankohemi.”

Sipas nenit 154 për përdorimin e sistemeve të sinjalizimit zanor në pikën 4 të saj thuhet se përdorimi i borive në zonat e banuara është e ndaluar dhe sipas ligjit të kodit rrugor ata që shkelin këto rregulla dënohen me gjobë.

Shqetësimin e ngrenë dhe mjekët e ORL ku thonë së zhurmat e larta të kryeqytetit sjellin mjaft probleme shqetësuese te qytetarët e sidomos te moshat e treta.

Me ngrohjen e temperaturave lokalet, por edhe bizneset si lavazhe apo gomisteritë krijojnë zhurma të cilat në të shumtën e rasteve veprojnë pranë qendrave të banuara, dhe rreziku është edhe më i lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat