Dhunonte bashkëjetuesen, policia i gjen pistoletë në banesë, arrestohet 44 vjeçari

Tirana

Dhunonte bashkëjetuesen, policia i gjen pistoletë në banesë, arrestohet 44 vjeçari

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 44-vjeçarin.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë nga ana e forcave blu i është gjetur edhe një postoletë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses, Policia vë në pranga 44-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Dhuna në familje".

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat