Zbulimi i depos me armë në Tiranë, nis hetimi pasuror për Sokol Xhurën

Tirana

Zbulimi i depos me armë në Tiranë, nis hetimi pasuror për Sokol Xhurën

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri.

Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij. Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosour llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar.

Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij. Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhyrës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqyt si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

Tashmë, pritet që hetuesit të zbardhin pasurinë e Xhurës dhe të dalin në një përfundim nëse ato janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, e më pas do vendoset nëse do sekuestron apo jo. Pak ditë më parë Sokol Xhura, u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Referuar sitemit TIMS rezulton se dy javë përpara operacionit ku u zbuluan 19 baza armatimi ai ishte larguar drejt SHBA.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’ e cila ishte në pronësi Sokol Xhurës u gjet falë teknologjisë. Nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’ bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëve në ish-ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’. Armët e sekuestruara tashmë ndodhen në Laboratorin e Kriminalistikës për ekspertizë, për të parë nëse këto armë janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat