Sulmi me thikë në xhami/ Fqinja e përlotur: Jemi traumatizuar. Thirrja që i bën imamit Kalaja

Tirana

Sulmi me thikë në xhami/ Fqinja e përlotur: Jemi traumatizuar. Thirrja që i bën imamit Kalaja

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:08
Foto

Një prej fqinjëve të familjes së 34-vjeçarit që kreu sulmin me thikë brenda xhamisë në Tiranë ka treguar se ngjarjen e rëndë e ka mësuar nga mediat.

Ajo tregoi se Rudolf Nikolli është rritur në zonën e Klosit dhe ka tentuar disa herë të shkojë jashtë shtetit, por nuk i ka ecur. Ndërsa një muaj më parë dëgjuan për një ngjarje tragjike që u ndesh me një person dhe e ëma i tregoi se i kishte marrë mjekim.

Fqinja: Janë momente shumë të vështira. Ka lindur në këtë lagje, është rritur me ne. Ka qenë djalë shembull. Ka qenë i veçantë, ka bërë shkollën pa ju ndjerë zëri i gojës. Bëri shkollën e lartë, filloi punë nga Tirana në një piceri dhe kohët e fundit, nuk kam pasur shumë kontakte me të. Kam marrë vesh se ka dashur të shkojë në kurbet, shko këtu e mos i ec, pati hap një piceri këtu në Peshkopi, një në Klos, u largua nga këtu se nuk i ecte shumë.

Mora vesh se ka dashur të shkojë jashtë shtetit, e kanë kthyer. Kohët e fundit kam marrë vesh nga e ëma se ka qenë i shqetësuar, i mbyllur në vetvete. Dëgjuam para 1 muaji një ngjarje tragjike që u ndesh me një person dhe e përjetuam shumë keq. Pyesnim të ëmën dhe thoshte është më mirë, ka marrë një mjekim.

Kur kemi parë lajmin në televizor, jemi traumatizuar. E ëma thoshte që merr mjekim për stres. I uroj të gjithë viktimave shërim të plotë. I lutem të gjithë besimtarëve, konkretisht zotit Ahmed Kalaja, i them si motër myslimane, nëse ai e sheh intervistën time, ju lutem në cço namaz ta njohi kush ka qenë Dolfi, nuk do t’i ndal lutjet, shpresoj ti kthehet normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat