Bashkia lë dritat ndezur në Tiranë ditën për diell

Tirana

Bashkia lë dritat ndezur në Tiranë ditën për diell

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:02
Bashkia e Tiranës

Nuk është hera e parë që bashkia e Tiranës lë dritat ndezur edhe pse jemi në mes të ditës.

Kjo situatë që vijon prej më shumë se 2 muajsh kthehet në kosto të shtuar për taksapaguesit e Tiranës, të cilët mbajnë buxhetin e Bashkisë.

Në shumë rrugë të Tiranës nuk ka ndriçim as gjatë orëve të natës si pasojë e mungesës së investimeve, por në zonat ku sistemi ekziston askush nuk kujdeset për kursimin e energjisë.

"Kanë para ata prandaj i lënë ndezur, unë që nuk kam lek i fik pa dalë drita."

"Neglizhencë e administratës së bashkisë, duhet ta kontrollojnë. Mos ti lënë dritat ndezur por të kursejnë."

"Nuk është normale."

"Nuk duket aspak normale. Pse vetëm dritat janë, ka edhe gjëra të tjera. Dalin nga xhepi jonë ato, jo një dritë por me qindra. Me nga një lek ti llogaritësh 100 lekë, i paguajnë xhepat tanë."

"Drita e diellit është, pse duhet lënë dritat ndezur, është gjynah. Erion Veliaj që mburret në fushata elektorale, të vijë të bëjë punën elementare, para e popullit është kjo."

Sipas qytetarëve, përqëndrimi i punonjësve të Bashkisë në fushatë elektorale ka shtuar neglizhencën, duke bërë që ata të mos përmbushin detyrën në shërbim të qytetarëve.

Sipas një raporti zyrtar, gjatë vitit 2017 bashkia e Tiranës ishte një nga debitorët më të mëdhenj të OSHEE, me detyrime të papaguara në vlerën e 367 milion lekëve.

Nga kjo shumë, rreth 33 milion lekë janë detyrime të reja që u krijuan në 2017, ndërsa pjesa tjetër janë të mbartura, kryesisht për shkak të mosshlyerjes së faturave të ndriçimit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat