“Para se të shkoja të votoja, bleva 5 gramë hashash”/ Ja dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën

Tirana

“Para se të shkoja të votoja, bleva 5 gramë hashash”/ Ja dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”.

Kështu është shprehur në Polici 32-vjeçari Arben Mema, personi i cili përplasi tre makina në Tiranë dhe terrorizoi qytetarët në Sheshin “Skënderbej”.

Raportohet se ditën e djeshme, 32-vjeçari ka marrë një makinë me qira në Kamzë, e ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe QV e tij.

Më pas, ai është drejtuar drejt zonës së Yzmerishtit në kryeqytet, ku ka përplasur dy makina, ndërsa itinerari i tij ka vijuar me zonën e Freskut.

Edhe në këtë zonë, 32-vjeçari ka përplasur një makinë dhe më pas, nga atje, është drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”, ku dhe u neutralizua nga kalimtarët e rastit.

Mema ka pretenduar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira, është gjendur në mes të sheshit.

“Ai thotë se të gjithë panikun që ka shkaktuar, ka qenë i pa përgjegjshëm për shkak të efektit të narkotikëve. Ai ka rekorde të mëparshme, është ndaluar për përdorim të narkotikëve dhe për një aksident. Të gjithë strukturat janë duke hetuar ngjarjen dhe fatmirësisht këto incidente kanë kaluar pa të lënduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat