Sherr me grushte mes vëzhguesve në KZAZ, në Tiranë/ Ndërhyn policia, 3 të shoqëruar

Tirana

Sherr me grushte mes vëzhguesve në KZAZ, në Tiranë/ Ndërhyn policia, 3 të shoqëruar

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Me tensione është zhvilluar procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë. Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” janë konfliktuar fizikisht vëzhguesit me njëri-tjetrin.

Mësohet se ka pasur një përplasje fizike me grushte dhe me sende të forta mes të pranishmëve.

Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici.

Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave rreth para një ore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat