PS merr edhe zonën e Astirit, socialistët numërojnë me brohoritje fletët e fundit

Tirana

PS merr edhe zonën e Astirit, socialistët numërojnë me brohoritje fletët e fundit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:44
Foto

Partia Socialiste ka marrë fitoren në zonën e Astirit në Tiranë.

Teksa po numëroheshin fletët e fundit të votimit, vihej re entuziazmi në fytyrën e numëruesve socialistë që bërtisnin me të madhe “PS” ose “12” sa herë që lexonin që vota do t’i kalonte të majtëve.

E njëjta ngjarje u përsërit edhe në Kombinat, ku socialistët gëzuan për fitoren e PS. Kujtojmë se zona e Astirit ka qenë tepër problematike për shkak të protestave nga banorët për kundërshtimin e projektit të Unazës së Madhe.

Megjithatë, votat tregojnë se kanë mbështetur Partinë Socialiste për t’i dhënë mandatin e tretë në mënyrë që të përfundojë projekti, punë e cila ka nisur prej disa kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat