Veliaj publikon pamjet e shkollës së re “Sami Frashëri”: Edhe pak kohë na ndan nga realizimi final

Tirana

Veliaj publikon pamjet e shkollës së re “Sami Frashëri”: Edhe pak kohë na ndan nga realizimi final

Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga shkolla "Sami Frashëri"

Kur filluan punimet për shkollën e re “Sami Frashëri” në shtator nuk munguan ata që ishin skeptikë apo politikanë të opozitës të cilët deklaruan se shkolla do të ndërtohej në Paskuqan.

Por 10 muaj më pas, ky objekt i ri arsimor që i shtohet shumë shkollave të reja të ngritura së fundmi, ka filluar të marrë formë të plotë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në shkollën e re në kryeqytet, ku siç shihet, është ngritur edhe kati i dytë.

“Të besosh në një ëndërr është njësoj si të besosh në një të ardhme më të bukur! Edhe pak kohë na ndan nga realizimi final i shkollës “Sami Frashëri”. Forca!!!”, shkruan Veliaj.

Shkolla e re “Sami Frashëri”,që po ndërtohet në të njëjtin vend ku ishte shkolla e vjetër, në Rrugën e Barrikadave,  do të jetë dy herë më e madhe, me një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe bibliotekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat