Plagoset me thikë 30-vjeçari në Tiranë

Tirana

Plagoset me thikë 30-vjeçari në Tiranë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në zonën e Shkozës në Tiranë.

Policia njofton se me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat