Vrasja tek "5 Maji"/ Marjus Dema e shokët nesër në gjykatë, akuzohet për "vrasje me dashje" të 27 vjeçarit

Tirana

Vrasja tek "5 Maji"/ Marjus Dema e shokët nesër në gjykatë, akuzohet për "vrasje me dashje" të 27 vjeçarit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:04
Foto

Marjus Dema do të dalë nesër para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë pas vrasjes së shokut të tij Mehmet Qema, ngjarje e ndodhur më 10 maj 2021, në lagjen "5 Maji" në Tiranë.

Prokuroria do të kërkojë masën e arrestit burg për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe armëmbajtje pa leje.

Shokët kanë deklaruar se armën e kishte vetë Mariusi, ndërsa vetë i arrestuari në dëshminë e tij të parë para prokurorëve është shprehur se arma ishte e shokut të tij 27 vjeçar.

Arma është dërguar në laborator të kriminalistikës për të kryer ekspertizën.

Ndërsa shokët e ulur në tavolinë akuzohet se kanë bërë të mundur që të fshehin provat e krimit.

Gjithashtu do të dalin nesër para gjykatës dhe  Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të arrestuar prë veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat