Shqiptarja torturon burrin, e rreh me bisht fshese. 51 vjeçari ul pantallonat dhe tregon shenjat e dhunës

Tirana

Shqiptarja torturon burrin, e rreh me bisht fshese. 51 vjeçari ul pantallonat dhe tregon shenjat e dhunës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Shtetasi L. V. është 51 vjeç. Ai ka shtatë vite i divorcuar nga bashkëshortja, por sherret nuk i ndahen.

Pasndarjes në gjykatë, radha u ka ardhur ndarjes së pasurive mes tyre dhe kaq mjaftoi që ish-çifti të rikthehej në pozita “lufte”.

Aq në konflikt janë të dy grua e burrë, saqë ky i fundit për të provuar që e kishte rrahur ish-bashkëshortja ka ulur pantallonat dhe ka treguar shenjat.

“I shikoni, janë shenjat e fshesës. Ajo mori shkopin dhe pa hezitim më qëlloi sepse donte të më nxirrte nga dyqani” deklaron në kallëzim shtetasi L.V.

Policia shton për Gazetën “Si” se disponon dokumentet që vërtetojnë qëndrimin e ankuesit. Mes letrave është edhe vërtetimi se palët, ditën e rrahjes, ishin thirrur në gjykatë për procesin civil nga ku duhet të ndahej pasuria mes të dyve.

L.V shpjegon se atë ditë ish-bashkëshortja nuk ishte paraqitur në seancë.

“Menjëherë pas kësaj mungese vendosa të shkoj në punën e ish-gruas, në rrugën "Petro Nini Luarasi", ku ajo ka një dyqan“, thotë burri i keqtrajtuar sipas dosjes që posedon Gazeta “Si”.

“Në momentin që kam hyrë në dyqan, ish-bashkëshortja ka marrë një bisht fshese dhe filloi të më godasë me të nga këmbët ku kam aktualisht shenjat”, ankohet 51-vjeçari që nuk ka hezituar të kërkojë urdhër mbrojtjeje

Policia shpjegoi se çifti është i njohur në drejtorinë vendore të Tiranës, pasi më herët për dhunë ndaj saj ka kallëzuar edhe ish-gruaja.

“Është e vërtetë. Gruaja e ka shfrytëzuar mërzinë time dhe më ka denoncuar për dhunë më herët. Për dhunë kam bërë dhe burgun”, mbyll kallëzimin 51-vjeçari, i cili ndërkohë ka kërkuar sipas policisë një urdhër mbrojtjeje derisa gjyqi civil për pronat të përfundojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat