Shpërthimi i fuqishëm trondit Tiranën, qytetarët në panik dhe policia ende nuk ka një reagim zyrtar

Tirana

Shpërthimi i fuqishëm trondit Tiranën, qytetarët në panik dhe policia ende nuk ka një reagim zyrtar

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:52
Tirana

Qytetarët e Tiranës kanë dëgjuar dhe ndjerë një shpërthimi të fuqishëm pak minuta më parë, i cili tronditi edhe godinat. Shpërthimi, burimi i të cilit nuk dihet ende, është raportuar edhe në polici. 

Sipas raportimeve të qytetarëve shpërthimi u ndje në të gjitha anët e kryeqytetit duke përfshirë Shkozën, Alliasin, Komunën e Parisit, Freskun, Don Boskon, Saukun dhe Medresenë.

Qyetarët në rrjete sociale shprehen se shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Gërdecit të 13 viteve më parë. Mësohet se policia është angazhuar në terren si dhe në rrugë të tjera operative për të zbuluar origjinën e këtij shpërthimi. 

Deri tani nuk raportohet për një adresë të saktë, shkak apo pasojë dhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar që lajmëron për ndonjë aktivitet apo operacion në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat