Makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar

Tirana

Makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar

Më: 24 maj 2021 Në ora: 08:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Bëhet e ditur se një automjet ka humbur kontrollin e si pasojë ka përfunduar në trotuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Misto Mames, në rrugën kryesore.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina është përplasur me hekurat anësore të rrugës, si dhe me një pemë, duke u shkatërruar thuajse totalisht në pjesën e parme të saj.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton rreth aksidentit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat