Të shtëna me armë ndaj një shtëpie në Prezë, Policia kontrollon kamerat

Tirana

Të shtëna me armë ndaj një shtëpie në Prezë, Policia kontrollon kamerat

Më: 24 maj 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Prezë të Tiranës. 

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale N.S.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem disa deme materiale.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndersa grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat