Zjarr në parkingun e një pallati në Laprakë, policia evakuon banorët

Tirana

Zjarr në parkingun e një pallati në Laprakë, policia evakuon banorët

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë të hënën pasdite parkingun e një pallati në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. 

Burimet nga policia thanë se nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses  është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Po ashtu, në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Mësohet se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë: 

Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat