Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Tirana

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjeteve përkatëse me të cilin këta shtetas qarkullonin në kohë dhe vende të ndryshme, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

F. L., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

K. H., 28 vjeç, G. B., 46 vjeç dhe J. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete përkase në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat