Aksident tek liqeni artificial i Tiranës, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, devijohet trafiku

Tirana

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, devijohet trafiku

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në Tiranë.

Dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial, raporton gazetarja Marsela Karapanço.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat