I këputi këmbën të resë, jepet vendimi për 19 vjeçarin

Tirana

I këputi këmbën të resë, jepet vendimi për 19 vjeçarin

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:03
Jehon Breçani

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për 19-vjeçarin, Jehon Breçani, i cili aksidentoi pak ditë më parë një vajzë të re.

 Djali i ish-drejtuesit të njohur të policisë, Erzen Breçanit është autori i aksidentit të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën 24-vjeçares, Xh. Gega e cila ishte duke ecur në trotuar.

19-vjeçari e përplasi vajzën teksa udhëtonte me shpejtësi me “Benz”-in e tij luksoz me targa AA 888 XX.

Sipas burimeve, masa e sigurisë Breçanit i është komunikuar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që ai ka pasur nga përplasja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat