Aksion i madh anti-drogë në vend, Prokuroria e Tiranës firmos 10 urdhër-arreste

Tirana

Aksion i madh anti-drogë në vend, Prokuroria e Tiranës firmos 10 urdhër-arreste

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një aksion i madh anti-drogë po zhvillohet sot në vend nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Prokuroria e Tiranës ka firmosur 10 urdhër-arreste për të dyshuar për trafik droge.

Burime jo zyrtare i thanë gazetares Lala se deri më tani janë arrestuar mbi 10 të dyshuar.

Aksioni po zhvillohet në kuadër të goditjes së veprave penale, që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat