“Dru” në timon, arrestohen shoferët e rrezikshëm nga Tirana

Tirana

“Dru” në timon, arrestohen shoferët e rrezikshëm nga Tirana

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se në pranga kanë rënë 41-vjeçari G.L., 37-vjeçari T.L, 56-vjeçari A.Q dhe 39-vjeçari M.Xh.

Sakaq materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. L., 41 vjeç, T. L., 37 vjeç, M. Xh., 39 vjeç dhe A. Q., 56 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat