Aksident në Tiranë, policia arreston autorin

Tirana

Aksident në Tiranë, policia arreston autorin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:47
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin J.L., pasi aksidentoi 2 automjete  dhe më pas u largua pa u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Gjithashtu dyshohet se i riu ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në datë 19.06.2021 në rrugën interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi Casa-Italias.

Sakaq materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion-Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat