Tym i zi dhe flakë, makina shkrumbohet totalisht tek Casa Italia

Tirana

Tym i zi dhe flakë, makina shkrumbohet totalisht tek Casa Italia

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:25
Foto

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, makina ka qenë në ecje, tek mbikalimi i Casa Italias.

“Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar dhe cili ka qenë shkaku i djegies së automjetit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat